Gjykata e Kosovës po e kërkon kudo, vjen reagimi i parë nga këngëtarja, Adelina Ismaili

0

Adelina Ismaili bashkë me motrat e saj kanë munguar sërish në gjykimin për Enver Sekiraqën. Si arsye për mos shkuarjen në këtë seancë, është dhënë se motrat Ismaili gjenden jashtë vendit.

Ka qenë bashkëshorti i Adelinës, Vali, ai që ka publikuar një fotografi, duke thënë se janë në Zvicër. Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do të lëshojë urdhëresë për sjelljen e tyre në seancë me anë të policisë.

Dëshmitaret ishin paraparë që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se të njëjtat mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu