Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, çështja “Beleri” kalon për gjykim

0

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK, duke kaluar për gjykim dosjen Bejleri. Fituesi i zgjedhjeve të 14 majit do gjykobet për akuzën e korruosionir zgjedhor. Gjithashtu për këtë çështje i pandehur është marre edhe Pandeli Kokaveshi, i cili do gjykohet nën masën e detyrimit për tu paraqitur.

Gjatë seancës paraprake, avokatët e Belerit kërkuan pushimin e çëhtjes dhe mos marrjen e parasysh provat e mbledhura, duke i konsideruar si të paligjshme. Por kjo kërkesë e tyre u refuzua nga gjykata.

Përpara nisjes së prezent ishte edhe deputeti Vangjel Dule, i cili u shpreh se janë shkel ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, për prezunimin e pafajësisë dhe se Beleri duhej liruar për të bëre betimin

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 maj, me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.

Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare, por Tirana ka reaguar, duke theksuar se në Shqipëri për raste të tilla vendos drejtësia e pavarur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu