Nga Entela Duka
Gjykata e Elbasanit vendosi të shtyjë për në datën 11 nëntor seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Mbrojtja e ish-kryebashkiakut, tha se Gjici ka vuajtur 1.9 vite burg dhe i kanë mbetur 1.2 Avokatët në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.
Avokati i zgjedhur prej tij, Markeljan Jançe, ka theksuar Gjici se ndodhet në gjendje të rënduar spitalore dhe kërkon qëndrim në shtëpi.
Sipas tij gjendja shëndetësore e Gjicit është rënduar dhe në IEVP Lushnje ai nuk ka kushte mjekimi dhe i rrezikohet jeta .Avokati ka pohuar se klienti i tij ka zgjerim të aortës dhe disa probleme të tjera të rënda shëndetësore.
Po ashtu në sallë është paraqitur edhe raporti mjekësor mbi gjendjen e Gjicit dhe vendodhja e tij, kërkesë kjo e kryetares së seancës gjyqësore.
Gjyqtarja e çështjes Suela Lika kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati t’i nënshtrohen vërtetësisë. Gjithashtu gjyqtarja Lika kërkoi të sillen të gjitha kartelat mjekësorë të Gjicit që nga koha e paraburgimit.