“Gjykata është kot, degë e PS!”- Skandali i ‘Administratives’ me ‘Prestige Resort’, Berisha: Thirrja ime është për PE, për KE, për Venecian, Komisionin e OKB

0

I ashpër ka qenë kryetari i PD-së, Sali Berisha me gjykatën Administrative sa i takon moshedhjes së shortit për rastin e Prestige Resort, që të pezullohej shembja e paligjshme. Ai tha se gjykatat janë me PS.

Pyetje: Fjalën e fundit e thotë gjykata. Avokati i ‘Prestige Resort’ ka kërkuar nga Administrativja marrjen e një vendimi për pezullimin e prishjes deri në fjalën e fundit të Gjykatës. Si e komentoni këtë mosreagim?

“Gjykata është degë e PS. Është thjesht seksion i ekzekutivit shqiptar. Ata që implementuan reformën Soros në drejtësi, i prenë shtyllën kurrizore shtetit shqiptar. Ku ka gjykata këtu? Ka vetëm Edi Rama, i cili ndër të tjera kishte ndryshuar kodin, procedurën dhe autorizonte kryeministrin të firmoste akte konfiskimi. Kjo ndodh në vende komuniste, jo të lira. Gjykata është kot. është një degë e Ekzekutivit.

Unë nuk pajtova ndonjëherë me të. thirrja ime është kjo, pra se e keqja duhet të ndalet se nuk ka fund. Thirrja ime është për PE, për KE, për Venecian, Komisionin e Kombeve të Bashkuara që të merrem me fakte dhe mos të dëgjojnë mashtrime dhe që dezinformojnë. Edhe sikur të kishte sot drejtësi të pakontrolluar, shqiptarit i duhen 20 vite të pres nga drejtësia. Ky është një privim nga një e drejtë që e kanë pasur qytetarët e botës.

Gjykatësit janë punonjës të PS. A e keni dëgjuar se SKAPI-stat kalojnë nga një drekë te një tjetër me Taulant Ballën. Kjo është 100 % e vërtetë. Atë e kam shoqe, këtë shoqe. Prokurorja është shoqe ngushtë e Ballës, po nga e gjeti?! Shpirti i SKAP-it është Balla. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu