Gjykata lë në qeli Spartak Çelën, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

0

KORÇË- Gjykata e Korçë ka lënë në burg shtetasin me rrezikshmëri të lartë shoqërore Spartak Çela, i cili u kap nga policia dy ditë më parë pas 4 viteve arrati.

Ndaj tij rëndojnë akuzat: “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”.

Çela muaj më parë kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike. 39-vjeçari ka qenë në kërkim nga policia ndërkohë arrestimi tij është kryer në fshatin Velçan të Pogradecit, pasi nga burime operative është informuar që i shpalluri në kërkim u kthye në banesën e tij.

Po ashtu më datë 21 gusht të 2020, Çela shkoi i dehur në një lokal ku nodheshin 5 persona, hapi derën dhe qëlloi me automatik duke lënë të plagosur Bledi Shahinin. Shkak dyshohet se ka qenë një sherr mes të plagosurit dhe autorit, që ka nisur gjatë pijes dhe më pas Çela shkoi në shtëpi ku mori automatikun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu