Gjykata nuk pranon kërkesën e Mediut për gjykim të shkurtuar/ Seanca tjetër më 8 shtator

0

Gjykata nuk shprehet për formën e gjykimit, mbrojtja duhet të plotësojë kërkesën me argumentet e saj. Seanca u la me 8 shtator në ora 10:00.

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO për çështjen “Gërdeci”. Gjykata e Posaçme deklaroi se këtë duhet ta bëjë vetë i akuzuari dhe seanca u shty më 8 shtator.

Gjykata: I takon mbrojtjes të paraqesë në mënyrë të detajuar çfarë duan të provojnë me provat, ndërkohë që këtë kërkesë mund ta bëjë ose me prokurë ose personalisht Mediu.

Mbrojtja e Mediut kishte tre argumente:

  1. Pyetja të paktën tre subjekteve që jetojnë në vende të ndryshme (SHBA, Britani e Madhe, Itali).
  2. Pyetja e personave që kanë qenë të pandehur për ngjarjen.
  3.  Ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit (gjetjen e shkaqeve të shpërthimit nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm si dhe në ç’rrethana ka ndodhir regjistrimi i pamjeve filmike në kohë reale të ngjarjes).

Avokati i Mediut, Ardian Visha deklaroi se do të pyeten si dëshmitarë persona në SHBA, Angli dhe Itali dhe se ka indicie se shpërthimi nuk ishte aksident. “Ne nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident. Kemi indicie për zjarrvënie të qëllimshme në fabrikën e demontimit”, tha Visha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu