Gjykata serbe ka lënë në burg 3 efektivët e policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen në Veri.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë të Serbisë mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në pjesën qendrore të Serbisë.
Ende nuk dihet afati i paraburgimit të caktuar nga gjykata.
Mësohet se organet kompetente në Serbi i akuzojnë policët e Kosovës për veprën penale “Prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse”.
Qeveria e Kosovës nga ana tjetër deklaron bazuar mbi prova se policët nuk janë arrestuar në territorin e Serbisë, por ata janë rrrëmber brenda kufijëve të Kosovës.
Tre policët u morën të premten në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë.