Sot po mbahet seanca gjyqësore për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha e cila prej muajsh ndodhet e arrestuar dhe po pritet të merret vendimi përfundimtar lidhur me dënimin apo lirimin e saj.
Gjatës seancës, mësohet se avokati mbrojtës i ish gjyqtares, ka kërkuar pafajësi për klienten e tij , duke thënë se kjo e fundit ishte e pafajshme.
Enkelejda Hoxha nga ana tjetër ka deklaruar se hetimi ndaj saj dhe më pas arrestimi që i kanë bërë, ishte një sulm politik që po i bëhej.
Ndërsa prokuroria në kundërpërgjigjie ka deklaruar se diçka e tillë nuk qëndronte pasi hetimet kishin nisur pas disa përgjimeve ku shfaqej ish gjyqtarja dhe anëtarë të një grupi kriminal.





