Gjykata vendos për Vali Corleonen

0

Gjykata ka dhënë vendimin për Princvalentino Corleone, i njohur ndryshe si Vali Corleone, i akuzuar se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe ka bartur armë pa leje.

Ai është liruar për herë të dytë nga akuzat duke u cilësuar përëri si i pafajshëm.

Procesi gjyqësor ndaj Vali Corleones kishte filluar për së dyti pasi Gjykata e Apelit kishte konstatuar shkelje procedural ndaj edhe ktheu çështjen në rigjykim.

E njëjta gjë ndodhi me Corleonen edhe në aktakuzën e parë kur u lirua për shkak të mungesës së provave.

Princvalentino Corleone dhe Gent Qamili akuzoheshin se pasi ishin marrë vesh, në bashkëveprim kanë tentuar të shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve.

Burimet nga Prokurorisë, bëjnë me dije se i akuzuari Corleone i kishte dhënë të akuzuarit Gent Qamili një çantë në të cilën ishte e vendosur një granatë dore e tipit “A1” dhe e kishte udhëzuar që ta vendosë në diskotekën “Stop”, për çka i kishte premtuar shpërblim prej 300 eurosh.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Corleone dhe Qamili akuzoheshin edhe se kanë bartur armë pa leje dhe në kundërshtimin me ligjin për armët.

Në seancën e mbajtur më 18 qershor Corleone kishte kërkuar lirimin nga akuzat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu