Përmbyset zetori, humb jetën drejtuesi

0

Një banor i fshatit Gllogji të Tetovës dje e ka humbur gjatë përmbysjes me traktor. Fatkeqësia ndodhi në rrugën lokale Gllogji – Jelloshnik në vendin Cërvenica.

“Dje rreth orës 13:30 në Repartin policor Tearcë është paraqitur se në rrugën lokale Jelloshnik-Gllogji, në vendin “Cërvenica” në hyrje të fshatit Gllogji, L.S. (53) nga Gllogji, duke e vozitur traktororin “IMT 539″, është përmbysur dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes”, kumtoi SPB Tetovë.

Është kryer kontroll nga Prokurori publik dhe ekipi i SPB-së Tetovë, pas së cilës trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu