Gjykatësi italian: Krimi i organizuar në Shqipëri është shumë i egër dhe mizor

0

Një shqiptar mund të jetë i përfshirë në krimet që kanë ndodhur në Italinë e viteve 1990. Këtë gjë e ka bërë të ditur gjyqtari, Pietro Grasso, i cili futi pas hekurave bosët e Cosa Nostra-s. I ftuar në emisionin ‘Zona Zero’, në Top News, Grasso tha se shqiptari i përfshirë në mafian e Cosa Nostras, dyshohet si i përshirë në ekzekutimin e Paolo Borselinos. Grasso tha se shqiptari nuk u arrit të identifikohej asnjëherë, por mendohet se ai ishte ekspert në lëndët plasëse.

“Po është folur për një shqiptar, po nuk arritëm që ta identifikonim. Duhej të ishte një person që ishte ekspert në lëndët plasëse. Bëhet fjalë për një ekspert shpërthimesh. Më pas thuhej se do ta realizonte gjithçka “ai i dritave”. Kur u mor “Fiati” që do mbushej me eksploziv, një nga të penduarit tha se pa një burrë që nuk ishte i mafias. Ka të ngjarë se ky ishte eksperti shqiptar. Nuk dihet ende se kush e aktivizoi telekomandën, ka të ngjarë që të ishte eksperti që vinte nga Shqipëria. Në zbardhjen e procesverbalit ka diçka të pakuptueshme,” tha Grasso.

Ai gjithashtu foli edhe për krimin e organizuar në Shqipëri, duke theksuar se është shumë i egër dhe mizor.

“Bëhet fjalë për një kriminalitet të organanizuar, shumë të egër, mizor. Merret me trafiqe të mëdha, në të gjithë botën. Është futur në tregun e drogës në një stil madhështor. Por nuk më duket se kishte një njesi si Cosa Nostra. Flitet për grupe kriminale të organizuara, por jo si mafia italiane”, tha Grasso.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu