Gjyqi Depp-Heard, dëshmia e psikiatrit: Ka shenja të abuzimit me substancat dhe dhunës

0

SHBA- Gjyqi më i famshëm i Hollywoodit i aktorit Johnny Depp dhe Amber Heard ka hyrë në javën e fundit të tij ku ditën e sotme kanë folur mjekë dhe psikiatër të thirrur nga avkoatët e Heard.

Sipas mediave vendase, doktori David R. Spiegel, një psikiatër që trajton pacientët me çështje të abuzimit me substancat dhe dhunës nga partneri, dëshmoi të hënën se Depp ka treguar probleme me abuzimin e substancave dhe dhunën në çift.

“Sipas mendimit tim, z. Depp ka sjellje që janë në përputhje me dikë që ka sjellje të abuzimit me substancat si dhe me dikë që është autor i dhunës së partnerit intim,” tha Dr. David R. Spiegel.

Ekipi ligjor i Depp-it tentoi ta përshkruante Spiegel-in si të pakualifikuar për të dëshmuar mbi dhunën në familje pasi asnjë nga veprat e tij të botuara nuk e kishte në mënyrë specifike atë temë por Spiegel tha se nuk mund të ndash traumën dhe dhunën nga partneri.

Ai tha se përdorimi i drogës nga Depp shkaktoi një nivel shqetësues dëmtimi në kujtesën e tij, siç dëshmohet nga ish terapisti i tij që i kërkoi të mbante mend tre fjalë dhe t’i përsëriste ato pesë minuta më vonë.

“Kur kemi efektet e alkoolit, kemi dezinhibimin kështu që nuk mund të interpretojmë më atë që keni para jush, çfarë është e drejtë dhe e gabuar, çfarë duhet të veprojmë dhe çfarë nuk duhet të veprojmë”. -shtoi ai.

Aktori Johnny Depp ka paditur ish-gruan e tij Amber Heard për 50 milion dollarë për shpifje, pasi një artikull i botuar prej saj në WP bëri sipas tgij që atij ti hiqeshin disa role dhe kontrata pasi ju dëmtua imazhi. Ndërkohë Heard nga ana e saj e ka kundërpaditur Depp për shpifje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu