Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, “shpërthen” ndaj Prokurorisë avokati i Kadri Veselit

0

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson është përplasur me prokurorinë Speciale në konferencën mbi ecurinë e çështjes për  ish-liderët e UÇK-së Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli

Emmerson e ka quajtur të “pandeshëm” Prokurorinë Speciale në lidhke me nxjerrjen e sasisë së saktë materialeve para 27 shtatorit kur është edhe afati i fundit.

“Ky është një shembull tjetër se si sillet prokuroria, unë kërkova të më kërkojnë falje për atë se si e kanë përfaqësuar çështjen e tyre por këtë nuk e mora. Të gjithë që na shohin shohin se nuk ka asgjë konstante për punën e prokurorisë, sikur të ishte ashtu do të ishim të gatshëm për gjyq. Kemi materiale që nuk e dijmë sasinë e saktë, dhe ata e dijnë se nuk mund të nxjerrin para afatit të paraparë.

Ky material duhet të përkthehet në anglisht sepse prokuroria s’flet shqip, por ky është nivel i joprofesionalizmit për këtë prokurori të pandershme. Kemi të bëjmë me një prokurori që s’ka kredibilitet në aspektin e parashikimeve për fillimin e gjykimit. ”, ka thënë Emmerson.

Pas fjalorit të përdorur gjykatsi i çështjes, Nicolas Guilloi i ka tërhequr vëmendje avokatit të Veselit për gjuhën e përdorur.

“Ju lutem mos ju drejtoni ashtu prokurores sepse s’është e rrugës të veproni kështu zoti Emerson”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu