“Gjyqi të bëhet me dyer të hapura”/ Babai i Dritan Goxhajt: S’dënohet njeri pse shkruan kundër qeverisë!

0

TIRANË- Koloneli Dilaver Goxhaj i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës dhe qeverisë shqiptarë që të reagojnë për çështjen ku është përfshirë djali i tij Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i UÇK-së. Dritan Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale. Në këtë intervistë për News 24, koloneli Goxhaj u shpreh se nuk e priste këtë ‘shpërblim’ pas luftës në Kosovë. Ndër të tjera ai theksoi se pas gjithë kësaj çështje qëndrojnë forca të caktuara të Europës që kanë qenë dhe janë aleatë me Serbinë.

“Këtë e bëjnë forca të caktuara të Europës që kanë qenë dhe janë aleatë me Serbinë. Nuk e kam takuar djalin, sot që shkova të takoja më duheshin disa dokumente dhe nuk e takova. I bëj apel që të bëjnë vetëm drejtësi të shohin ligjet e Republikës së Shqipërisë. Edhe në kohën e sistemit monist, nuk dënohej njeri përse shkruhej kundër qeverisë, dënoheshin për veprimtari që donin të rrëzonin qeverinë, por gjyqe të tilla? Aq më keq që trajtohet në një gjykatë që Shqipëria nuk e njeh. Kërkon që gjyqi që është bërë me revokim nga avokati të bëhet me dyer të hapura që të jemi të qartë dhe i gjithë opinioni publik. Përse bëhet kjo këmbëngulje për ekstradimin me urgjencë për djalin tim”, tha ai.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë. Mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”. Protesta e thirrur nga grupi “Krahu i Shqiponjës”, kërkon lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimin e tij drejt Hagës, në Dhomat e Specializuara. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu