Gjyqtari i çështjes lë gjykimin e “Plumbit të Artë”/ Ja kush pritet ta zëvendësojë

0

Gjyqtari Taulant Banushi dha dorëheqjen nga gjyqi i Plumbit të Artë për shkak të mbingarkesës së gjykimeve në gjykatën e Tiranës.

Kërkesa e tij u pranua dhe ai u zëvendësua me gjyqtari Bib Ndreca, i cili është kthyer në detyrë pasi javën e kaluar e konfirmoi KPA. Ishin të pranueshëm të gjithë të akuzuarit dhe të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Erjon Alibeaj raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Ndërkohë, mungonin shtatë avokatë të cilët argumentonin se ishin në procese të tjera. Seanca u shty në datë 14 qershor dhe siç raporton Anila Hoxha, procesi është në seancën paraprake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu