TIRANË- Një ‘go fund me’ e hapur nga një vajzë nga Kenya ka zbuluar një ngjarje misterioze të ndodhur në mes të Tiranës, port ë mbajtur të izoluar brenda një dhome spitali. Bëhet fjalë për historinë e një të vajze të re nga Kenya, emri i të cilës është Joy, fjalë që në shqip do të thotë ‘gëzim’, por që nuk përkon aspak me situatën që ajo po kalon.
Joy ndodhet në spitalin e Tiranës me tre brinjë e dy kocka të ijeve. Ajo nuk mund të flasë, të kthejë kokën, të hajë vetë, të gëlltisë ushqimin ose të kryejë funksione thelbësore njerëzore për shkak të TBI (Dëmtimi traumatik i trurit). Ndaj familja dhe miqtë e saj po kërkojnë para që Joy, e cila ditëlindjen e saj të 22 e festoi në këtë shtrat spitali të shtrohet e të marrë terapinë e nevojshme për të rifituar kontrollin mbi trurin e saj.
Por çfarë i ka ndodhur Joy-t?
Hashtag dhe Exit.al shkruajnë se vajza e re ishte rekrutuar për të punuar në kazinonë pranë stadiumit ‘Air Albania’, e cila operohet nga një kompani austriake që përfaqësohet ne Tiranë nga shtetasi Bledar Sinanaj, i njohur si Dari.
Joy u zhduk më 13 gusht 2022 nga ora 03:25 e mëngjesit deri rreth orës 07:00 të mëngjesit. Ajo u gjet në gjendje të rëndë poshtë pallatit ku banonte në kat të dytë, por ngjarja është e mbuluar me mister. A ra aksidentalisht Joy apo ka ndodhur diçka tjetër?
Ruth, nëna e Joyt thotë se nuk ka marrë asnjë të dhënë nga policia për ngjarjen. Ky lajm nuk është bërë publik në media deri më sot, kur të gjithë në rrjetet sociale po njihet me ‘go fund me’ të hapur nga mikja e 22-vjeçares, Stephanie. Pse heshti policia?