Godet me thikë babain, policia arreston 47-vjeçarin

0

Policia e Fierit ka arrestuar një 47-vjeçar i cili akuzohet se goditi me thikë në drejtim të babait të tij.

Sipas njopftimit të uniformave blu bëhet me dije se agresori me iniciale S.V vuan nga problemet shëndetësore dhe për pasojë ka goditur të atin e tij në moshën 80 vjeçare.

I moshuari ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) babain e tij, Policia kap dhe shoqëron autorin.
Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje .
Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç.
Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu