Godet të gruan e kushëririt me grusht dhe tenton ta qëllojë me thikë, arrestohet nga policia

0

Godet të afërmen me grushte në fytyrë dhe më pas tenton ta godasë me thikë, arrestohet nga policia autori. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pancarë të Devollit pasditen e së shtunës.

Bashkëshortja e kushëririt të autorit ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pasi është dërguar në spitalin e Devollit mjekët konfirmojnë se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin dhe me të po kryen veprime të mëtejshme procedurale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu