Agjentët e Policisë Kombëtare kanë arrestuar në qytetin e Elches në Spanjë 10 shqiptarë të moshës 19 deri në 32 vjeç, pjesë e një organizate kriminale që merrej me kultivimin dhe shitjen e marijuanës.
Lajmi bëhet i ditur nga media spanjolle elperiodicodeaqui.com
Të arrestuarit kishin disa shtëpi dhe ndërtesa në të gjithë provincën e Alicante, të cilat i përdornin për të kultivuar lëndën narkotike.
Gjatë kontrollit të policisë u sekuestruan më shumë se 2000 bimë marijuanë në gjendje të avancuar rritjeje dhe lulëzimi, një numër i madh sythash të thara të përgatitura për shpërndarje, para cash, rreth 4330 euro dhe materiale të ndryshme që lidhen me kultivimin.
Plantacionet ndodheshin brenda këtyre ndërtesave dhe kishin një sistem elektrik të sofistikuar të përbërë nga disa transformatorë dhe sisteme drite që favorizonin rritjen e bimëve.
I gjithë furnizimi me energji bëhej në mënyrë ilegale. Hetimet për këtë grup kriminal kanë zgjatur prej disa muajsh