KORÇË- Një person është shoqëruar në komisariatin e korçës si pasojë e një sherri. Bëhet me dije se një 49-vjeçar i identifikuar si Altin Sali, ka goditur me mjete të forta në kokë një 55-vjeçar me iniciale A.F. Gjithashtu Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Korçë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi A. S., 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes, Altin Sali ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.