Goditet me thikë kamarieri në lokalin ku punonte 29-vjeçar

0

Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e shkuar në ambientet e lokalit ku punonte.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit. Policia sqaron se i riu është plagosur me thikë dhe dyshimet e para flasin për vetëplagosje për arsye ende të panjohura.

Burimet bëjnë me dije se 29-vjeçari është gjetur me thikë në dorë në tualet nga një klient i lokalit.

Ai është dërguar në gjendje të rënduar në Spitalin Rajonal të Durrësit nga ana e Forcave të Rendit që shkuan menjëherë në vendngjarje. I riu punonte si kamerier në lokalin ku ndodhi ngjarja në zonën e plazhit në Durrës.

“Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr.13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, sqaron Policia Lokale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave që çuan 29-vjeçarin të ndërmerrte aktin e rendë.

Ai pritet të merret në pyetje pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore.

Nga ana tjetër, burimet thanë se ende nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë të riun të ndërmarrë këtë veprim, ndërsa bëhet me dije se pas ndërhyrjes së policisë, 29- vjeçari L.R., është transportuar menjëherë në spital ku edhe po merr ndihmën mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu