Sipas zëdhënëses së MPB-së Suzana Pranjiq-Talevska gjatë kontrollit të makinës “Citroen Berlingo”, me targa të Shqipërisë e drejtuar nga M.P. në pjesën e pasme të makinës janë gjetur dhe konfiskuar 5 çanta me nga 100 paketime me marijuhanë, në total 100 kilogram marijuhanë, me vlerë prej 350 mijë euro.
Aksioni ka zgjatur disa muaj, nën vëzhgim kanë qenë disa shtetas të Shqipërisë të cilët ishin përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës.
Personi në fjalë është arrestuar dhe dërguar në Stacionin policor të Ohrit, dhe pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet dhe akuza zyrtare.