TIRANË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi ka goditur dhe kërcënuar me thikë një efektiv policie. I riu me inicialet A. K. po drejtonte mjetin në gjendje të dehur prandaj edhe efektivët e kanë ndaluar atë. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Ali Gjuzi”.
Më tëj në njoftimin e policisë mësohet se janë arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme. Gjithshtu ështe bërë një denoncim në Kamës për një 16-vjeçar i cili është larguar nga shtëpia.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin H. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– R. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
– F. Rr., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen “Ali Demi”, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
– A. Zh., 39 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
–
Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja D. M., 37 vjeçe, banuese në Frutikulturë Kamëz, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.