Është vetëdorëzuar në polici autori i cili goditi dhunoi efektivin e policisë në Shkodër, Admir Okajn.
Ormir Gucian 47-vjeç, i cili goditi me sende të forta në kokë efektivin për shkak të një konflikti që kishte me të, u vetëdorëzua në polici.
Ngjarja ka ndodhur para banesës së efektivit i cili ndodhej jashtë orarit të shërbimit, ndërsa dyshja raportohet se janë fqinj dhe konflikti bëhet me dije se ka qenë për motive të dobëta.
Shkodër/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.
AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.