Goditi me shuplakë gazetaren te të pasmet, tifozi italian merr dënimin e rreptë

0

45-vjeçari italian Andrea Serrani i ndalohet të hyjë në stadiumet e futbollit në Itali për 3 vite. Vendimi u mor ditën e sotme pas ngjarjes së 27 nëntorit ku tifozi i Fiorentinës goditi me shuplakë gazetaren “Toscana TV” Greta Beccaglia kur ajo raportonte për përfundimin e sfidës me Empolin 2-1 në dëm të Fiorentinës.

Ngjarja u regjistrua nga kamera dhe u dënua ashpër nga opinioni publik.

“Atij i vjen shumë keq për atë që ndodhi. Nuk ka fjetur për dy netë dhe gjëja e parë që më kërkoi ishte që ta kontaktoja me gazetaren”, tregon avokati Roberto Sabbatini për klientin e tij Andrea Serrani.

Më tej avokati i Serranit, Roberto Sabbatini tregon për mediat se “45-vjeçari ka dashur t’i kërkojë falje personalisht gazetares Beçaglia, sepse gjesti që ka bërë nuk tregon se cili është ai në të vërtetë”.

“E di që Andrea i respekton femrat, ai është sipërmarrës dhe baba. Më tregoi se qëllimi i tij nuk ishte të ngacmonte seksualisht gazetaren”, përfundon avokati Sabbatini.

Marrë nga “OPEN”