TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka ashpërsuar akuzat ndaj 14-vjeçarit, Mario Prelleshaj, autorit të vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Martin Canit.
Prokuroria e akuzon të miturin për “vrasje në rrethana cilësuese”. Ndërkohë, policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndonn edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.