Goditi punonjësen e kompanisë ajrore, arrestohet 42-vjeçarja në Rinas

0

Policia e Rinasit ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçare shqiptare, e cila ushtroi dhunë ndaj një punonjëseje të një kompanie ajrore.

42-vjeçarja u ndalua për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e këtij sherri banal apo pozicionin e punës së punonjëses së kompanisë ajrore.

Materialet në ngarkim të 42-vjeçares i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Rinas

Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu