Goditja e grupit të Ergys Dashit në Itali/ Kush janë 11 shqipëtarët e arrestuar, akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës (EMRAT)

0

Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar në Itali, pjesë e gruput të Ergys Dashit në Itali, i vrarë në janar të këtij viti në Ekuador.

Grupi u godit para disa ditëve gjatë një operacioni policoir në Torino.

Të arrestuarit janë: Astrit Bajraktari, Andi Prifti, Alfred Mucaj, Rako Plaku, Edmond Dashi, Odisea Leka, Ismet Ceka, Mariglen Haderi, Stivi Filolli, Rigels Yzeiraj dhe Alban Yzeiraj.

Stivi Filolli është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjatë operacionit u sekuestrua dhe një sasi e madhe droge, që kapte vlerën e 4.5 milionë eurove.

Policia sekuestroi 80 kg kokainë dhe 7 kg kanabis. Droga kishte si destinacion Zvicrën, Sllovenin, Holandën dhe Gjermaninë. Droga e sekuestruar nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 4.5 milionë eurove.

Ergys Dashi u vra mbrëmjen më 22 janar , teksa ishte duke darkuar në një nga restorantet e Guayquailit në Ekuador.

Organizata kriminale ku ai bënte pjesë trafikonte drogë në Bolivi, Spanjë dhe Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu