Goditje ‘alla-shqiptarçe’, Fiorentina e ka seriozisht për Bajramin dhe Kumbullën!

0

Koloni kuqezi te skuadra e Fiorentinës? Të paktën kështu thonë mediat italiane. Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla, së fundmi kanë përfunduar nën shënjestrën e skuadrës italiane.

Koloni kuqezi te skuadra e Fiorentinës? Të paktën kështu thonë mediat italiane. Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla, së fundmi kanë përfunduar nën shënjestrën e skuadrës italiane. Mbrojtësi kuqezi i Romës po shihet si një zëvendësues i Nikola Milenkovic në prag largimi, i vlerësuar 15 milionë euro dhe i kërkuar me ngulm nga Inter. Kumbulla do të ishte zëvendësuesi ideal, i kërkuar dhe nga trajneri i Torinos Ivan Juric.

Një tjetër lojtar për të cilin interesohet Fiore është dhe mesfushori i Empolit, Nedim Bajrami. Në ditët në vijim Fali Ramadani, agjenti i lojtarit, do të jetë në qytet për të takuar drejtues të klubit vjollcë. Sipas edicionit të sotëm të La Nazione, Empoli e vlerëson lojtarin e tyre 10 milionë euro, por në negociata mund të përfshihet edhe Zurkowski, i cili mund të vlerësohet për 4.5 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu