Gola radhazi në Norvegji, Roma e pëson keq nga modestët e Bodo/Glimit

0

Roma është turpërur në Norvegji nga modestët e Bodo/Glimt duke humbur 6-1.

Erik Botheim hapi serinë e golave në minutën e 8′, ndërsa në minutën e 20′ dyfishuan me Patrick Berg.

Carles Perez ngushtoi shifrat në 2-1 duke e mbyllur kështu në disavantazh pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte një katasrofë e vërtetë për Romën pasi pësuan edhe katër gola të tjerë.

Botheim shënoi golin e dytë përsonal në minutën e 53′.

Ola Solbakken arriti të shënojë në minutën e 71′ për 4-1.

Vetëm pak minuta më vonë Amahal Pellegrino realizoi për 5-1 në min e 78′.

Kurse rezultatin final 6-1 e vulosi Botheim në min e 80′ duke kompletuar hat-rikun në këtë takim.

Pas kësaj disfate turpëruese tani Roma zbret në vendin e dytë në grupin C me 6 pikë, ndërsa Bodo/Glimt është i pari me 7 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu