Gold Ag viziton Rexhep Selimin në Hagë, i dedikon disa vargje

0

Këngëtari Gold AG, emri i vërtetë i të cilit ësht Arian Agushi ka njoftuar se ditën e sotme ka udhëtuar drejt Hagës ku ka vizituar ish-shefin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi.

Lajmin e konfirmoi vetë këngëtari me anë të një postimi në Facebook ku dhe i dedikoi edhe disa vargje kësaj vizite.

Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtari i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i cili ia dedikoi disa vargje kësaj vizite.

Vargjet:

Po s’mujtëm kangës me ja thanë

Qysh jon knej kta krejt vllaznia?

M’tha ma mire kurr s’jena kon

Se kem kalu edhe dit ma t’kqija.

Takimi mallin shkrinë si dielli borën

E ai n’sytë e mi shifke Kosovën.

T’fala ke prej krejt Shqipnisë.

Me emën t’Zotit tha do t’kthehem

Kjo punë hajr le t’jetë për neve

E shihem shpejtë o vlla n’Kosovë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu