SPANJE – Valencia fitoi 2-1 ndaj Osasunas dhe përfundoi një seri ndeshjesh jashtë fushe pa fitore, gjë që kishte zgjatur që nga 19 marsi. Përveç kësaj, skuadra e Gattusos fle në pozitat evropiane me 13 pikë, po aq sa Osasuna, që sapo kishte barazuar me Real Madridin në Bernabeu.
Loja kishte gjithçka, dy penallti të humbura, të përjashtuar me karton të kuq për secilën skuadër, por mbi të gjitha, një kuriozitet që nuk kishte ndodhur kurrë te Valencia në historinë e saj 103-vjeçare: babai dhe djali kanë shënuar me të njëjtën fanelë në La Liga.
Ishte Justin Kluivert, ai që kaloi Valencian në avantazh në tabelë në minutën e 27-të për të hapur rrugën e fitores. Ishte goli i parë për lojtarin holandez, në javën e parë që ai ishte titullar dhe gjithashtu ndihmoi Valencia të arrinte fitoren e parë jashtë shtëpisë këtë sezon.
Justin Kluivert shënoi, siç bëri babai i tij, Patrick Kluivert, me të njëjtën fanelë më 29 mars 2006, duke krijuar rastësinë, që për herë të pare, babë dhe bir kanë shënuar në një ndeshje zyrtare. Konkretisht, kanë kaluar 16 vjet, 8 muaj e 7 ditë nga goli i Patrick, i cili ishte i vetmi që shënoi në La Liga me Valencian: 2-2 kundër Zaragozës në Mestalla.