Goli i Malës fundos “nëndetësen” Dinamo, Partizani drejt stabilitetit në klasifikim

0

Në javën e 13-të të Kategorisë Superiore skuadra e Partizanit fiton ndaj Dinamos me shifrat 1-0. Pas humbjes me Vllazninë javën e kaluar, këtë herë formacioni i Ilir Dajës u rikthye te fitorja për të marrë frymë në klasifikim.

Një pjesë e parë pa gola, pavarësisht se dy skuadrat provuan seriozisht të gjenin golin.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 72-të, kur Esat Mala ndëshkoi me një goditje të saktë portierin Edvan Bakaj. Ai u dorëzua në atë moment, por jo Dinamo që mund të barazonte me Mihanën.

Deri në fund goli i Malës mbeti në fuqi dhe Partizani mori tre pikë të arta, që e mbajnë në rrugën e duhur. Dinamo nga ana tjetër është futur në një krizë të thellë, pasi kjo ishte humbja e tretë radhazi dhe vendi i parafundit është vetëm dy pikë larg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu