Goli më i mirë i vitit, FIFA zbulon tre kandidatët për çmimin “Puskas”, mes tyre një me aftësi të kufizuara (Video)

0

Richarlison, Dimtri Payet dhe Marcin Oleksy janë tre kandidatët e “FIFA Puskas Award”, për golin më të bukur të vitit 2022. Braziliani është kandidat për golin më të bukur me kombëtaren e tij kundër Serbisë në Botërorin e Katarit.

Në rast të fitores, do të ishte hera e tretë radhazi që një lojtar i Tottenhamit, pas Erik Lamelas dhe Son Heung-Min. Payet është në garë për një goditje të jashtëzakonshme nga 25 metra në ndeshjen Marseille – PAOK në Conference League.

Në fund, Marcin Oleksy, lojtar polak me aftësi të kufizuara, i cili luan me një këmbë të amputuar, ia doli ta shënonte një gol të shkëlqyer në futbollin mes lojtarëve me këmbë të amputuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu