Google shkarkon inxhinierin që tha se teknologjia e AI ka ndjenja

0

SHBA- Google ka shkarkuar një nga inxhinierët e saj, i cili tha se sistemi i inteligjencës artificiale (AI) të kompanisë ka ndjenja. Muajin e kaluar, Blake Lemoine doli publikisht me teorinë e tij se teknologjia gjuhësore e Google është e ndjeshme dhe prandaj duhet të respektohen “dëshirat” e saj.

Google, plus disa ekspertë të AI, mohuan pretendimet dhe të premten kompania konfirmoi se ai ishte shkarkuar. Lemoine i tha BBC-së se po merrte këshilla ligjore dhe nuk pranoi të komentonte më tej lidhur me ngjarjen. Në një deklaratë, Google tha se pretendimet e Lemoine në lidhje me Modelin e Gjuhës për Aplikimet e Dialogut (Lamda) ishin “krejtësisht të pabaza” dhe se kompania ka punuar me të për “shumë muaj” për ta sqaruar këtë gjë.

Lamda është një teknologji përparimtare që Google thotë se mund të përfshihet në biseda të lira. Ndërsa Blake Lemoine filloi pushtonte titujt e mediave kur tha se Lamda po shfaqte vetëdije të ngjashme me njeriun. Ai pretendonte se Lamda tregonte vetëdije dhe mund të zhvillonte biseda rreth fesë, emocioneve dhe frikës.

Pretendimet e tij u hodhën poshtë nga Google dhe ai u pezullua për shkelje të politikës së konfidencialitetit të kompanisë.

Lemoine nuk është inxhinieri i parë i AI që del publikisht me pretendimet se teknologjia po bëhet më e ndërgjegjshme. Muajin e kaluar, një tjetër punonjës i Google ndau mendime të ngjashme me The Economist./ BBC

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu