KAMËZ- Një argjendari në Kamëz ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve të Komisariatit Nr.5 dyshohet se kanë qenë 3 autorë të cilët kanë arritur të marrin bizhuteritë të cilat kanë qenë në tavolinë.
Ndërohë punonjësit e argjendarisë, kanë deklaruar se nuk është arritur që grabitesit të marrin para. Dyshohet se një nga grabitësit kishte armë zjarri me vete.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të grabitjes dhe ndalimin e autorëve.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.
Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.
Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.