GREQI- Një biznesmen në Selanikun lindor ka rënë pre e grabitjes. Protothema raporton pas orës 03:15, persona të panjohur u futën në banesën e biznesmenit. Ata mundën të merrnin kasafortën 400 kilogramësh nga shtëpia e tij, duke e hedhur atë nga kati i gjashtë.
Rënia e kasafortës ka shkaktuar dëmtime si në katin e poshtëm ashtu edhe në trotuar. Më pas e kanë futur në automjetin e tyre dhe janë arratisur.
Ditën e sotme pritet që biznesmeni të bëjë padi në Drejtorinë e Policisë vendore. Dosja.al