Një biznes ka rënë pre e grabitjes gjatë natës në Fier. Burime bëjnë me dije se një sasi parash është marrë në një biznes që tregton mermer në lagjen Sheq i Vogël në Fier.
Nuk dihet ende sasia e parave që kanë arritur të marrin grabitësit, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po merr në pyetje pronarët, në lidhje me dyshimet që kanë për vjedhjen.