Grabitet nënkryetari i bashkisë. 4 persona me kapuç i marrin 200 mijë euro

0

Nënkryetari i bashkisë së Kifisisë, Greqi, Yiannis Panteleakis ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e djeshme.

Mediat greke raportojnë se Panteleakis dhe familja e tij u mbajtën peng për thuajse një orë, terksa katër persona me kapuç thyen derën e dhomës së tij të gjumit, duke hyrë brenda dhe duke e sulmuar.

“Më hodhën kompjuterin nga duart, më kërkuan të bëja atë që më thoshin, ti respektoja dhe nuk do më ndodhte asgjë.”- mësohet të ketë thënë ai në polici.

Në lidhje me autorët, ai tha se ata flisnin shumë mirë greqisht, por dukej se ishin me origjinë të huaj, pasi e folura e tyre ishte pak e çalë. Grabitësit e çuan atë, dy vëllezërit dhe ndihmësin e familjes në një nga dhomat e shtëpisë, madje i kishin ofruar edhe ujë për të pirë.

“Kasafortën e kanë gjetur vetë, nuk i kemi thënë ne ku ishte. Dhe sapo e gjetën, thirrën njërin prej nesh për ta hapur. Nga njëra anë na kërcënonin, por nga ana tjetër përpiqeshin të na qetësonin,”- tha ai.

Në fund, grabitësit kanë zbrazur kasafortën duke marrë 200 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu