Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë/ Arrestohet autori i armatosur

0

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

Mësohet se autori ka qëlluar me armë zjarri gjatë grabitjes.

Arratia e tij ka zgjatu pak, pasi është kapur në kohë rekord nga policia.