Grabitet vila e pasardhësit të ‘perandorisë’ së makaronave, i marrin peng guran dhe vajzën

0

Sheila D’Isidori, gruaja e Saturnino De Cecco dhe vajza e saj 6-vjeçare po ktheheshin në shtëpi në vilën e tyre në Montesilvano, në provincën e Pescara, kur u morën peng nga katër banditë me fytyrë të mbuluar. Ato sapo kishin mbërritur në portën e pasurisë së sipërmarrësit, nënkryetarit të kompanisë që prodhon markën e njohur të makaronave, kur kriminelët nxorrën armët.

Pasi hynë në shtëpi, grabitësit mbyllën gruan dhe fëmijën e tij në kuzhinë dhe detyruan De Cecco-n, i cili ishte në shtëpi, të hapte kasafortën. Grabitja ka ndodhur më 24 janar rreth orës 21. Sipas asaj që raportohet nga Il Messaggero, kriminelët morën orë, sende me vlerë dhe një armë. Pas grabitjes së vilës, banda iku me një Audi të vjedhur para grabitjes.

Hajdutët ushtruan 20 minuta frikë për familjen De Cecco, gjatë të cilave, megjithatë, nuk u ushtrua dhunë ndaj pengjeve. Policia po heton grabitjen, por doli me një përfundim, banda e kishte studiuar mirë grabitjen deri në detaje. Ata i njihnin zakonet e familjes dhe territorin në të cilin ndodhet vila, e izoluar dhe e vështirë për t’u arritur për këdo që nuk i njeh kodrat e Montesilvanos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu