Grabitet zyra e postës, autorët largohen me motor

0

Rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, është grabitur nën kërcënimin e armës një zyrë postare private, të cilët kanë arritur të marrin një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me një mjet motoçikletë ndërsa policia ende nuk i ka identifikuar

Mësohet nga burimet se personat janë filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërs blutë e kryeqytetit kanë ngritur pika kontrolli si dhe kanë shpërndarë identikitet e autorëve.

“Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve. Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve. Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhena mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin”, njofton Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu