Zhvillim i papritur për Bleona Matën: Do të kthehet në shtëpi sapo të hapen kufijtë!

0

Teksa janë bërë 10 vite nga zhdukja e Bleona Matës, familjarët janë befasuar nga një lajm i fundit që ua ngriti zemrën peshë.

Njëra prej vajzave që ishte me Bleonën kur ajo u zhduk, i ka thënë familjes Mata, se vajza do të kthehej për tre ditë.

Lajmi është dhënë në një lidhje telefonike për emisionin “Pa Gjurmë” dhe është konfirmuar së fundmi edhe nga gjyshi i Bleonës, Zenel Mata.

Ai ka thënë se pasi shkoi të pyeste në familjen e Gentianës, por nëna e e saj e mohoi, duke u shprehur se ishte një “ëndërr” e parë prej saj.

Ai tha:

Nëna e Gentianës i ka thënë bashkëshortes se brënda 3 ditëve do kthehet vajza. Kur e takova nënën e Gentianës, ajo më tha se ishte një ëndërr e parë nga ajo. Bleonën e lanë vetëm dhe të pesta vajzat u shpërndanë, e fundit që e ka parë ka qenë Qamilja.Unë nuk kam kontakte me babain e Bleonës, për shkak të humbjes së vajzës. Nuk e di nëse ka bërë kërkime, por nuk besoj se ka kërkuar. Kur ka humbur vajza ai ka qenë në Maqedoni dhe nuk dyshoj tek ai, por 5 vajzat është e sigurtë që kanë gisht. Qamilja nuk flet, ajo shmanget sa herë përballet me ne.
Në lidhje me këtë zhvillim të fundit, nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, është irrituar duke hedhur akuza mbi familjen e ish-burrit të saj, teksa shprehet se ata nuk po bëjnë asgjë për ta kërkuar vajzën e humbur.

Ajo deklaroi:

Familja e burrit nuk po bëjnë asgjë për ta kërkuar.Është diçka që fshihet brënda familjes, sepse ish-vjehrri më tha se nëna e Gentianës i tha që këto 3 ditë do të vijë Bleona. Edhe Qamilja ka thënë kështu. Ato dinë diçka, sepse janë të sigurtë që do vijë vajza.Vjehrri e pyeti se ku e di ti dhe ajo tha mos u merr me këtë punë, por Bleona do të kthehet këto 3 ditë. Kot jemi lodhur duke kërkuar 10 vite kur krimin e kemi në shtëpi. Është diçka që fshihet shumë afër dhe ne nuk po e shohim.
Kujtojmë këtu që Bleona Mata u zhduk në rrethana misterioze më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtit në mal, së bashku me 5 vajza të afërme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu