Grabiti dhe tentoi të vrasë bashkëatdhetarin, shpallet në kërkim 44-vjeçari shqiptar në Greqi

0

Një 44-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet si autori i tentativës së vrasjes dhe grabitjes ndaj bashkatdhetarit të tij 39-vjeçar, të kryer të dielën, më 10 tetor 2021, në Kifisia, në Greqi.

 

Bëhet e ditur se rasti është hetuar nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Atikës Verilindore. Mediat greke shkruajnë se 39-vjeçari u gjet i plagosur me armë zjarri në trotuarin e rrugës së re kombëtare Athinë – Lamia, në Kifisia. Në dosje është përfshirë edhe një 35-vjeçare shqiptare, si bashkëpunëtore e autorit.

 

Dosja i është dorëzuar Prokurorisë Publike për Kundërvajtje të Athinës dhe i është caktuar hetuesit për hetimin kryesor.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu