Grabiti mbi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares, rimeret në pyetje pastruesja Rozeta Dobi

0

Të tjera detaje pritet të dalin nga një dëshmi e re që ka dhënë për oficerët e policisë gjyqësore pastruesja e arrestuar për grabitjen e një shume prej mbi 500 mijë euro në banesën e ish këshilltares në Kryeministri, Alda Klosit, e cila gjithashtu është pas hekurave për tre vepra penale.

Burime për median konfirmojnë se prej mëngjesit të së hënës, 6 shkurt, oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë për disa orë në pyetje Rozeta Dobin në ambientet e komisariatit numër 3.

Pak ditë më parë, Dobi deklaroi se do të bashkëpunonte me drejtësinë dhe dëshmia e saj e gjatë rreth 7 orë, çoi pas hekurave Alda Klosin.

Ndërkohë që ditën e martë, 7 shkurt, do të jepet masa e sigurisë për Klosin, e cila është shtruar në spital pas problemeve që shfaqi me zemrën pas arrestimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu