Grabitja e djalit të Matteo Salvinit, arrestohen dy autorët në Milano

0

ITALI- Për grabitjen e djalit të Matteo Salvinit më 23 dhjetor në Milano, policia ka arrestuar një 21-vjeçar dhe një 26-vjeçar me origjinë egjiptiane, raporton ‘Tgcom’.

Të dy akuzohen se i kanë vjedhur celularin djalit 19-vjeçar të kreut të Lidhjes. 21-vjeçari u njoh nga viktima si autor i grabitjes, ndërsa bashkëpunëtori u identifikua si ai që kishte vepruar si “shtyllë”.

Grabitja ndaj Federico Salvinit ndodhi më 23 dhjetor në via Jacopo Palma. Urdhri i arrestit është firmosur nga gjyqtari hetues Domenico Santoro me kërkesë të prokurores Barbara Benzi. Përveç celularit, djalit të liderit të Ligës së Veriut iu grabitën edhe paratë që kishte në portofol.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga agjentët e Skuadrës Fluturuese, në bashkëpunim me efektivët e Policisë së Bonolës, menjëherë pas grabitjes dy të rinjtë, autorë të paligjshëm dhe tashmë në burg, kanë hyrë në një parukeri jo larg vendit të sulmit, duke fshehur, pa dijeninë e pronarit, telefonin e vjedhur poshtë një divani dhe më pas është kthyer të nesërmen, duke e kërkuar.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu