Grabitja e Rinasit, dënohet me 18 vite burg Talo Çela

0

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën, lidhur me megagrabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ngjarje e shënuar në muajin prill të vitit 2019.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri.

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e Talo Çelës me 19 vite për kryerjen e një sërë veprash penale.

Ky i fundit është një nga personat më të shumëkërkuar në Shqipëri. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, që çoi në kapjen e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajt si dhe të disa personave të tjerë, pjesë e botës së krimit.

Për ngjarjen e 2019, GJKKO në tetor të vitit të shkuar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala me 17 vite burg.

Të dënuarit po e vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu