Grabitja që lidhet me hashashin! Plagosja e baba e bir në Vlorë, njëri prej tyre lufton për jetën me 3 plagë. Dyshime se dhe grabitësit kanë mbetur të plagosur.
Bab e bir janë duke luftuar për jetën në spitalin e Vlorës, pas një konflikti me thika që kanë pasur mbrëmjen e djeshme pranë stanit të tyre, kur janë përballur me 3 hajdutë.
Edhe pse policia thotë se Fatjon Dautaj dhe Vilson Dautaj janë jashtë rrezikut për jetën, babai 60-vjeçar është në reanimacion për shkak të 3 plagëve që ka marrë me thikë.
Vilson Dautaj ka marrë një plagë në bark, dhe dy të tjera në trup, dhe për shkak të gjakderdhjes së madhe ndodhet në gjendje më të rënduar shëndetësore. Në afërsi të banesës dhe stanit të tyre janë gjetur dhe 180 bimë kanabis sativa, që dyshohet se ka qenë dhe objektivi i grabitësve.
Ka dyshime se dhe në mesin e personave që kishin shkuar për të grabitur ka persona të lënduar, por kjo nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia sa kohë që asnjë prej tyre nuk ka shkuar për të marë ndihmë mjekësore në spital.
Policia ka marrë ndërkohë në pyetje Fatjon Dautajn, i cili ndodhet në gjendje stabël shëndetësore, dëshmia e të cilit pritet që të hedhë më shumë dritë në lidhje me ngjarjen, dhe të çojë në identifikimin e autorëve. Vetë bab e bir tashmë do të përballen me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike, dhe pritet që tu komunikohet dhe masa e arrestit nga blutë e Vlorës.