Zvicra shpartalloi me rezultatin e thellë 5-0 kombëtaren e Bjellorusisë, në Novi Sad të Serbisë.
ZVICER – Kombëtarja helvete e ka nisur me një ‘manita’ aventurën e saj për “Euro 2024”. Ajo shpartalloi në Novi Sad të Serbisë kombëtaren e Bjellorusisë, të cilën e mundi me rezultatin e thellë 5-0.
Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, ka shënuar gol dhe ka asistuar në këtë ndeshje të parë për Grupin I.
Pasi në pare, Renato Steffen kishte shënuar ‘hat-trick” e tij në minutat 4, 17 dhe 29, pas pushimit do t’i vinte radha mesfushorit shqiptar për të shënuar.
Në minutën e 62-të, kapiteni i helvetëve do të shënonte 4-0, për të asistuar pas tri minutash edhe te goli i Zeki Amdounit, i cili do të fiksonte fitoren 5-0 të Zvicrës ndaj Bjellorusisë.
Shikojeni golin e shënuar nga mesfushori shqiptar Granit Xhaka: