Graniti rrëfen një “plagë në zemër”: Kam bashkëjetuar me një vajzë, ka qenë…

0

Një nga konkurrentët më të përfolur të “Big Brother VIP”është Granit Cana, i cili që në fillim ka tërhequr vëmendjen e publikut me pamjen e tij të jashtme.

Tashmë ish-futbollisti përflitet shumë edhe në lidhje me raportin që ka krijuar me vajzat e shtëpisë më të madhe e të famshme në Shqipëri.

Mbrëmjen e së enjtes ai ka zgjedhur të tregojë për Fifin dhe Ilirin një “plagë zemre” që e vuan prej disa kohësh.

“Kam bashkëjetuar me një vajzë nga Peja. U shpenzuam shumë me njëri- tjetrin pasi rrinim gjithë ditën bashkë. Erdhi një moment që gjithçka u bë toksike. Ama ka qenë diçka shumë e fortë’’,- tha Graniti.

Graniti shtoi se edhe ajo ka qenë shumë xheloze, dhe një nga shkaqet e një debati mes tyre ka qenë edhe hyrja e Granitit në “Big Brother”.

Kujtojmë se gjatë kësaj bisede, Fifi i kërkoi produksionit që të fusë brenda shtëpisë së “Big Brother”.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu